Numërimi i votave në SHBA po shkon drejt fundit. Edhe Pensilvania që ishte e sigurtë për Donald Trump ka kaluar në krahun e Joe Biden. Aktualisht në kanë mbetur 349 mijë vota për numërim dhe diferenca mes Trump dhe Biden është vetëm 22.389 vota.
Gjithsesi numërimi i votave po bëhet me një ritëm mjaft të ngadaltë. i njëjti ritëm vijon edhe në shtetet e tjera si: Arizona, Nevada, Georgia dhe Carolina e Veriut
Aktualisht Biden ka 264 mandate elektorale nga 270 që i duhen në total për të fituar dhe për tu shpallur Presidenti i 46-ë i SHBA-ve, ndërsa Trump ka 214 mandate elektorale. Pesë shtetet e fundit ku ende nuk është mbyllur votimi kanë 50 vota elektorale, dhe disavantazhi i Trump është zvogëluar shumë.

Nevada: Biden kryeson me 49.4% ndërsa Trump ka 48.5% të votave.
Georgia: Trump dhe Biden janë me rezultate të barabarta me nga 49.5% të votave secili.
Pensilvani: Trump kryeson me një diferencë të vogël. Ai ka 49.6% të votave, ndërsa Biden 49.3%.
Karolina e Veriut: Trump kryeson me 50.1% të votave, ndërsa Biden ka 48.7% të tyre.
Alaska: Trump kryeson me 62.1% ndërsa Biden ka 33.5% të votave.



