Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se nuk mund të ishin në dijeni të gjithë policët për arratisjen e Altin Ndocit.
Më tej Bregu tha se ekziston lidhja mes Ergys Agasit, klanit Çopja, të arratisurit dhe nëndrejtorit, por askush nuk mund t’i thoshte efektivëve lëreni ju të ikë dhe futuni vetë në burg.
Sipas Bregut, Ndoci është trajtuar jashtëzakonisht mirë dhe se ai ka marrë lehtësira nga drejtuesit e burgjeve.
Përfshirja e Agasit sikur ka një fuqi që dikush të arratiset nga burgu i jep atij në qarqet kriminale sikur ai ka fuqi të bëjë gjëra të tillë. Drejtuesit e burgjeve i kanë dhënë lehtësira këtij të paraburgosuri. Po t’i kontrollosh qelinë mund të ketë celular dhe mjete të tjera.
Është trajtuar jashtëzakonisht mirë. Kanë pasur besim që ky nuk ikën. Nuk mund të jenë të 8 policët në dijeni që ky do të iki.
Ky nuk është për herë të parë në këtë spital, se nuk do dinte kaq mirë të orientohej. Ky ka vajtur disa herë në spital, i ka dhënë siguri që nuk mund të largohet. Lehtësirat që i japin për shkak të njohjes me drejtuesit e burgjeve, i kanë dhënë atij lehtësi për të pasur befasinë për t’u larguar.
Ndoci është vrasës i klanit Çopja.
Në dosjen e SPAK, Agasi del i lidhur me Çopjat për shkak se mendohet se edhe pengmarrjen e biznesmenit e realizuan ata. Një ndër firmat që kishin Çopjat dokumentet noteriale u gjetën në banesën e Agasit.
Lidhja ekziston. Mes lidhjes së tij, grupit që i shërben dhe personit në fjalë. Lidhja ekziston, por nuk mund t’i japin kaq fuqi një njeriu, ai duhet të fshehë kokën për vete se do mbarojë një ditë mbrojtja nga Policia e Durrësit.
Nuk mund t’i thotë askush 8 policëve që lëreni ju të ikë Altin Ndoci dhe shkoni në burg.
Agasi ka hallet e veta. Askujt në Shqipëri nuk i ka zgjatur arratia pafund.
Agasi ndodhet në Shqipëri. Po të jetë jashtë, e arrestojnë për 3 minuta.
Policia nuk e kontrollon. Nuk është objektiv. Nuk është objektiv i policisë për t’u kapur. Policia në Durrës nuk ekziston.



