Vuçiç ‘kërcënon” Kurtin/ Zejnaj: Jemi mësuar më paralajmërimet e tij, nuk përbëjnë kërcënim për sovranitetin e jetës në Kosovë (VIDEO)

Vuçiç ‘kërcënon” Kurtin/ Zejnaj: Jemi mësuar më paralajmërimet e tij, nuk përbëjnë kërcënim për sovranitetin e jetës në Kosovë (VIDEO)

Pas takimeve të veçanta me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajcak dhe ambasadorin e SHBA-së, Christopher Hill, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se do të bëjë një fjalim publik brenda 72 orëve të ardhshme për të shpallur kërkesat e Serbisë pas asaj që quajti “një sulm brutal mbi serbët në Kosovë”, veçanërisht në veri.

Politologu Argjend Zejnaj, në një komunikim për “MCN lajme” thotë se janë mësuar në Kosovë me paralajmërimet e Vuçiç dhe se ato mbesin vetëm në gojën e tij.

Na kanë mbetur edhe dy ditë që të shpëtojmë nga masat të cilat do ti ndërmarrë Vuçiç karshi Kosovës.

Jemi mësuar me deklarimet e presidentit serb, vetëm një herë ka ndodh që të ketë veprime krahas deklarimeve, në rastin e Banjskes, dhe unë besoj dhe shpresoj se Vuçiç e din se përtej deklaratave dhe përtej kufirit me Kosovën, siç edhe ndodhi por nuk i zgjatën barrikadat e ndërtuara me kufirin në pjesën e Serbisë, nuk do të mund të bej asgjë në Republikën e Kosovës, besoj se të tillë shembuj dhe sinjale janë dhënë dhe janë deleguar dhe nga shefi i fundit i shefit të CIA-së, jo vetëm Serbisë, por edhe Kosove, edhe Bosnjës, që janë nxjerrë kornizat deri ku mund të shkohet me deklarime, me qëndrim eventualisht edhe me veprime, secili brenda territorit të vet.

Por nuk do të tolerohet përtej deklarimeve dhe kërcënimeve teorike.

Për politologun Zejnaj, ‘kërcënimet’ e Vuçiç, nuk përbëjnë kërcënim për sovranitetin dhe integritetin e jetës së qytetarëve në Kosovë.

Megjithatë, e konsideroj se Serbia vazhdon të jetë e pa rikoperueshme në aspektin e mentalitetit invaziv të saj karshi vendeve fqinje, edhe mund të kërcënohet, por besoj se vigjilenca e organeve të sigurisë në Kosovë, nuk do të lejoj të vij deri në një rast të tillë të ngjashëm me tipin e Banjskës së vitit të kaluar.

Këto masa të deklaruara nga Vucic, do të mbesin veten në gojën e tij dhe nuk do të shkojnë në kërcenim direkt për sovranitetin dhe integritetin e jetës së qytetarëve të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy