Donald Tramp zbulon planin e 100 ditëve të para të qeverisjes. Por ndryshe nga deklaratat e fushatës presidenciale që i parapriu fitores së tij, në planin e 100 ditëve nuk janë muri me Meksikën dhe anulimi i ligjit të Obamës për shëndetësinë.
Në lidhje me emigracionin, Tramp flet për “hetime për të gjitha abuzimet që kanë të bëjnë me programet e dhënies së vizave që dëmtojnë punëtorët amerikanë”.
“Kam kërkuar formimin e një skuadre tranzicioni për të punuar dhe rregulluar që nga dita e parë zbatimin e ligjit në vendet e punës”, tha Tramp.
Një tjetër pikë ku Tramp është tërhequr duket të jetë ajo e skandalit të imeileve të Klintonit. “Nuk do të ketë asnjë hetim për Klintonin në lidhje me imeilet”, ka thënë zëdhënësi i presidentit të zgjedhur, Kellyanne Conway.



