Bledi Strakosha tregon fillimet e karrierës dhe tregon si e larguan nga RTSH në ditën e ditëlindjes

Bledi Strakosha tregon fillimet e karrierës dhe tregon si e larguan nga RTSH në ditën e ditëlindjes

Moderatori Bledi Strakosha tregon fillimet e tij në ekran dhe se si nisi gjithçka që kur ishte fëmijë.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai tha se ka bërë shumë intervista, por se kulmi i intervistave ka qenë në Klan me “Blue”, por dhe në televizionin Arbëria, në Top Channel, dhe në RTSH programin “Me Bledin”.

Flas për TVA dhe Klan se më pas lindën shumë televizione, u zgjerua shumë gama e televizioneve dhe të ftuarve.

Kur kam filluar punë duhet të punoje një vit në radio që të mësoje para se të kaloje në televizion.

Ndërsa sot ndodh të të shohin në rrugë dhe bëhesh pjesë e televizionit.

Deri në moshën 6-vjeçare kam dashur të bëhem astronaut dhe as nuk e dija pse doja të bëhesha, por pas kësaj moshe e kuptova se televizioni ishte ajo që doja të bëja.

Sapo fillova në televizion kisha një idhull që quhej Enkela Doracaj, ishte një vajzë bjonde me flokë të gjata, shumë e veçantë dhe në pamje.

Babi nga që ka punuar në orkestrën e RTSH më merrte shpesh me vete dhe unë vija rrotull nëpër televizion dhe hasa Enkela Doracaj dhe më merr në studio.

Impresioni i parë kur pashë studion ishte befasues. Fillimisht kam filluar në RTSH si fëmijë, pastaj kalova në departamentin e kulturës në RTSH.

Emisionin e parë e kam pasur për fëmijë “Pasdite argëtuese për fëmijë”, ndërsa emisionin e parë për të rritur e kam pasur me Ylli Pepon.

Doja të punoja në RTSH se është e vetmja media sot e kësaj dite që ka në vëmendje formën dhe brendinë.

Nuk jam zhgënjyer nga RTSH për largimin nga puna, por nga ish-titullari.

Ai televizion nuk do më zhgënjejë kurrë, pasi aty u rrita.

Largimin tim nga puna për arsye që nuk bëjnë sens në 90% të tyre, ndodhi pikërisht në ditën e ditëlindjes sime, kur bëja 45 vjeç.

Duket e ligë dhe e qëllimshme. Nuk ishte rastësi, ta siguroj.

Sa i takon jetës private, deklaroi se nuk ka folur dhe nuk ka dëshiruar të flasë dhe kjo edhe prej faktit se nuk ka qenë në një lidhje serioze.

Mund të kem folur për dashurinë, por kaq. Jam gjithmonë i dashuruar. Nga ana tjetër unë e pranoj që jam djali i mamit. Prindërit e mi duan të udhëtojnë dhe të shijojnë jetën, janë dhe në një moshë të thyer. Udhëtojmë aq sa mundemi, se kushtojnë por jo gjithmonë kemi kohën e duhur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy