Dosja Veliaj shkon për gjykim/ Lala: Ka pasur tentativa për zvarritje, revokonte avokatët me prokurë

Dosja Veliaj shkon për gjykim/ Lala: Ka pasur tentativa për zvarritje, revokonte avokatët me prokurë

Gjykata e Posaçme ka vendosur që dosja ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të kalojë për gjykim, pas përfundimit të seancës paraprake.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gazetarja Klodiana Lala u shpreh se gjatë këtyre muajve ka pasur vonesa të vazhdueshme në proces dhe pretendime për zvarritje të qëllimshme.

Pas katër muajsh zvarritje në seancën paraprake, Gjykata e Posaçme vendosi ta konsiderojë të plotë dosjen e Prokurorisë së Posaçme. Përgjatë këtyre muajve, avokatët e zotit Veliaj kanë munguar në mënyrë të vazhdueshme.

Sipas meje ka pasur një tentativë për të shtyrë procesin.

Unë mendoj se ka pasur një tentativë nga zoti Veliaj, pasi ai ka revokuar të gjithë avokatët që kishte pajtuar me prokurë dhe në momente të caktuara i ka tërhequr ata. 

Sigurisht që ai ka të drejtën ligjore t’i revokojë, por nga ana tjetër kjo e la çështjen për një periudhë të gjatë vetëm me një avokat.

Kam një kritikë për gjykatën, pasi ka mbajtur standard të ndryshme për raste të ndreyshme. Ka pretendime se nuk jepen aktet e dosjes të printuara dhe nuk kanë laptop në paraburgim. Mendoj se gjykata duhet të unifikojë një praktikë dhe të sqarojë se sit ë pandehurit mund të njihen me dosjen e tyre penale.

Për zvarritjet e kam parë si strategji të zotit Veliaj.

Një kryetar bashkie ka kërkuar mbrojtje nga shteti, qytetarët shqiptarë po i paguajnë edhe avokaten.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy