“Nova Medical Aesthetic”, përkëdhelja që ju duhet/ Menaxherja Vyshka: Pajisjet më të fundit të lazerit dhe trajtimeve estetike

“Nova Medical Aesthetic”, përkëdhelja që ju duhet/ Menaxherja Vyshka: Pajisjet më të fundit të lazerit dhe trajtimeve estetike

Trajtimet me lazer në Shqipëri janë inovative për eliminimin e problematikave të lëkurës, rigjenerimin e fytyrës dhe trupit.

 Një nga klinikat më efektive në Elbasan është ‘Nova Medical Aesthetic’, e njohur për shërbimet estetike, lazer dhe trajtime të tjera estetike.

Menaxherja Lorna Vyshka, e ftuar në programin e mëngjesit "Zgjohu me MCN", ndan informacion rreth pajisjeve më të fundit të lazerit dhe trajtimeve estetike që ofron kjo klinikë.

Klinika ndodhet në Elbasan dhe është hapur në korrik 2023. Ajo u hap nga bashkëshorti i Lornës, një kirurg stomatolog, i cili synonte të krijonte një emër të ri në Elbasan, duke sjellë një klinikë moderne, pasi në atë kohë nuk kishte klinika të tjera estetike të tilla. “Nova” ishte e para që ofronte këto shërbime.

Pacientët e Nova Medical Aesthetic mund të shijojnë një paketë shërbimesh të shkëlqyera, me mundësi trajtimesh që ofrohen në një qytet afër, duke kursyer kohë dhe mundësi për ata që vijnë nga qytetet e tjera.

Qendra ofron të gjitha trajtimet estetike, dhe së fundmi ka sjellë dy pajisje të reja dhe shumë të kërkuara, përkatësisht laseri fraksel CO2 dhe laseri Dekaogenin 2024, pajisjet më të fundit në fushën estetike. Laseri i epilimit të qimeve është shërbimi më i kërkuar në klinikë, me kërkesa nga të dy gjinive.

Laseri CO2, i cili u fut në përdorim në janar të këtij viti, ka pasur një kërkesë të madhe për shkak të aftësisë për rigjenerimin total të lëkurës, trajtimin e shenjave, akneve dhe imperfeksioneve të tjera të lëkurës, përfshirë shenjat e mbetura nga aksidentet ose çarjet e lëkurës.

Lorna thekson se shërbimet estetike në klinikën ‘Nova Medical Aesthetic’, janë të krijuara për të qenë sa më të lehta dhe natyrale.

Doktoresha e klinikës, kunata ime e cila ka studiuar jashtë për stomatologji, ka krijuar një qasje shumë të suksesshme që i përshtatet nevojave të klientëve.

Shërbimet më të kërkuara janë ato për vajzat që dëshirojnë të bëjnë buzët më të plota dhe natyrale, ndërsa për djemtë, trajtimet e preferuara janë dermapeni, hidrofacialet, laser CO2, si dhe konturimi i mjekrës me anë të lazerit. Ata gjithashtu kërkojnë trajtime për depilim dhe kujdes të lëkurës.

Për sezonin aktual, Nova Medical Aesthetic ofron një paketë ideale me laser Med, e cila ndihmon në eliminimin e ujërave të tepërta në trup, bën drenazh limfatik, ul përimetrin e trupit dhe trajton celulitin. Kjo paketë përfshin 12 seanca të plota për rezultate më efikase.

Klinika është e lehtë për t’u gjetur, ndodhet te sheshi “Kosma Naska”, ose te Shatërvani, një lokacion qendror në Elbasan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy