Akademiku serb: Çfarë do të bënim me Kosovën, edhe po të na kthehej?

Akademiku serb: Çfarë do të bënim me Kosovën, edhe po të na kthehej?

Lubomir Simoviç, shkrimtar dhe akademik serb, në një bisedë për të përditshmen serbe “Blic”, ka thënë se Serbia nuk do të dinte çfarë do të bënte me Kosovën, edhe sikur ajo t’i kthehej përsëri.

“Në qoftë se tani, SHBA-të apo Bashkimi Evropian, do t’jua kthente Kosovën, si do ta integronit atë në Serbi? A do të ishte i mundur ai integrim, pas gjithë asaj që ka ndodhur?”, shtron pyetjen akademiku serb, transmeton Koha.net.

Kohë më parë, edhe Dushan Teodoroviç, një akademik tjetër serb, kishte dalë kundër idesë se “Kosova është zemra e Serbisë”.

“Kosova nuk është më zemra e Serbisë, por ajo zemër është në Amerikë, Gjermani, Kanada e Suedi”, ka thënë Teodoroviq, në një bisedë për “Al Jazeera”, muajin e kaluar.

“Një herë pata thënë se zemra e Serbisë është në Amerikë, Gjermani, Suedi, Kanada, diasporë… Atje tani janë të rinjtë më të mirë e më të guximshëm të Serbisë, të cilët kanë pasur aftësinë që Serbinë ta çojnë në shoqërinë e vendeve kompetente evropiane”, ka shtuar ai, transmeton Koha.net.

Akademiku serb e akuzon Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, edhe për “dialogun e brendshëm” për Kosovën. Ai ka thënë se kjo është përpjekje e Vuçiçit që ta ndajë me përgjegjësinë për hapat e tij të ardhshëm lidhur me Kosovën.

“Aleksandar Vuçiç, si gjithëmonë, dëshiron t’ua hedhë të gjithë akterëve të skenës politike dhe të gjithë qytetarëve të Serbisë tërë përgjegjësinë për çdo veprim eventual në të ardhmen. I ka ftuar qytetarët e Serbisë për ‘dialog të brendshëm’ për Kosovën. Nëse zotëri Vuçiç ka menduar që partitë  politike dhe qytetarët duhet të tregojnë se çfarë mendojnë për mënyrat e zgjidhjes së problemit të Kosovës, është detyrë qytetare dhe njëfarë rendi që ai, si President i Republikës së Serbisë, të paraqesë qëndrimet e tij. Vuçiçi na ka ftuar dhe tani hesht nga frika se mos po e humb ndonjë poen politik rastësish”, ka thënë akademiku serb Teodoroviç.

Ai e quan Vuçiçin autokrat dhe e kritikon se bën fushatë politike të pandershme, i manipulon zgjedhjet, i keqpërdor mediat elektronike me frekuenca nacionale dhe e shkel çdo ditë Kushtetutën.

“Serbia është fundosur plotësisht në sistemin autokrat të qeverisjes së Aleksandar Vuçiçit”, ka thënë ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy