Një ditë pas vizitës së Pelosit/ Kina nis stërvitjet masive ushtarake përreth Tajvanit

Një ditë pas vizitës së Pelosit/ Kina nis stërvitjet masive ushtarake përreth Tajvanit

Kina ka nisur sot një stërvitje të paprecedentë ushtarake në 6 zona që rrethojnë Tajvanin, raporton “Reuters”. Lëvizja e Pekinit vjen një ditë pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi, në ishullin e vetëqeverisur që Pekini e konsideron si territorin e tij sovran.

Televizioni shtetëror i Kinës tha se stërvitjet kishin filluar dhe do të përfundonin të dielën. Ato do të përfshijnë hapjen e zjarrit në ujëra dhe në hapësirën ajrore përreth Tajvanit, tha ai.

Zyrtarët e Tajvanit kanë thënë se stërvitjet shkelin rregullat e Kombeve të Bashkuara, pushtojnë hapësirën territoriale të Tajvanit dhe janë një sfidë e drejtpërdrejtë për lundrimin e lirë ajror dhe detar.

Kina po kryen stërvitje në rrugët ujore më të ngarkuara ndërkombëtare dhe rrugët e aviacionit dhe kjo është “sjellje e papërgjegjshme, e paligjshme”, tha partia në pushtet në Tajvan.

Zëdhënësi i kabinetit të Tajvanit tha gjithashtu se faqet e internetit të ministrisë së mbrojtjes, ministrisë së jashtme dhe zyrës presidenciale u sulmuan nga hakerat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy