
Rregullatori shtetëror rus i medias, Roskomnadzor, ka bërë një paralajmërim për mediat ruse lidhur me një intervistë të realizuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, raporton BBC.
Rregullatori paralajmëroi shtypin se nuk duhet të publikojnë intervistën dhe se "ka nisur një hetim për të identifikuar shkallën e përgjegjësisë dhe çfarë reagimi do të merret" në lidhje me mediat që kanë kryer intervistën.
Roskomnadzor vëren se disa nga mediat që kryen intervistën janë shpallur "agjentë të huaj" në Rusi.
Më herët, gazeta liberale ruse Meduza njoftoi se kishte intervistuar Zelensky, së bashku me Dozhd TV dhe gazetën ruse Kommersant. Meduza dhe Dozhd janë të dy të bllokuar në Rusi dhe Dozhd ka pezulluar të gjitha aktivitetet gazetareske.
Rusia kohët e fundit ka miratuar ligje të reja që kufizojnë mënyrën në të cilën mediat ruse mund të raportojnë për luftën në Ukrainë. Ligjet më të rrepta, kundër shpërndarjes së "fakeve" mbi aktivitetet e Forcave të Armatosura Ruse, mbartin akuza të rënda penale deri në 15 vjet burg.



