Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me fermerë nga zona të ndryshme të vendit, ku ka folur për sfidat që sjell procesi i integrimit europian, veçanërisht për sektorin e bujqësisë.
Rama theksoi se “ana e errët” e këtij procesi është fakti se kush nuk është i përgatitur do ta ketë të vështirë të përballojë standardet dhe kushtet që burojnë nga negociatat me Bashkimin Europian dhe marrëveshja e anëtarësimit.
“Ana e errët është ajo që pret cdokënd prej jush që nuk është i përgatitur për atë ditë sepse negociatat me BE dhe marrëveshja e anëtarësimit nuk janë fjalë dhe as procese thjesht të lidhura me çfarë shkruajmë në letër, por kontratë shtetërore shumë komplekse ku çdo faktor shtetëror dhe shoqëror duhet t’i përgjigjet kontratës. Kontrata për bujqësinë është më e vështira, siç ka treguar eksperienca e vendeve të tjera dhe më e mirëpritura pë rata që janë të përgatirur për tu përballur me kushtet, sytandartet, kontrollet që burojnë nga cilësia e lartë e sigurisë dhe e produkteve kur vjen puna pët të qenë lojtarë në tregun e bashkuar evropian.
Por unë besoj shumë te ju dhe të gjithë ata që në kushtet të pakrahasueshme me sot një dekadë më parë ishin aty te toka dhe përballeshin me një sfidë mbijetese të jashtëzakonshme. Kush e ka kaluar atë sfidë ka më besim se do ta kalojë edhe këtë sfidë. Janë të natyrave të ndryshme por në thelb kanë të bëjnë me vullnetin për të bërë sukses sepse asokohe bujqësia shqiptare ishte një sektor i braktisur totalisht, një dekadë e pak më parë”.



