
Autoritetet ruse në rajonin e Zaporizhzhia kanë përgatitur një plan për evakuimin e popullsisë në rast të problemeve serioze në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë.
Kështu thotë kreu i administratës rajonale Balitsky.
Termocentrali po punon për momentin dhe rrezatimi është normal, thotë ai, por “pamëshirshmëria e Kievit" mund t'i rrezikojë qytetarët e tij.
Ukraina raporton bomba të reja ruse në qytet, me 2 të plagosur. Një mision i IAEA pritet së shpejti.



