Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) ka filluar një hetim për përpunimin e të dhënave të vendndodhjes nga Google. "Hetimi synon të përcaktojë nëse Google ka një bazë të vlefshme ligjore për përpunimin e të dhënave të vendndodhjes së përdoruesve të saj dhe nëse respekton detyrimet e saj të transparencës si kontrolluesië të dhënave", sqaroi komisioni në një deklaratë.
DPC është organi kryesor evropian për kontrollin e të dhënave për një numër të madh ndërmarrjesh të teknologjisë së lartë amerikane me bazë në Irlandë, në bazë të regjimit “One Stop Shop” të Rregullores së Përgjithshme të BE për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR). Këto rregulla vendosin gjobë për shkelje deri në 4% të të ardhurave globale të një kompanie ose 20 milion euro (22 milion dollarë), cilado qoftë më e lartë.
DPC tha se kishte "marrë një numër ankesash nga organizata të ndryshme të konsumatorëve në të gjithë BE-në, në të cilat janë ngritur shqetësime në lidhje me përpunimin e të dhënave të vendndodhjes nga Google." Në maj, DPC hapi hetimin e parë për Google nga Alphabet Inc. për përpunimin e të dhënave personale për qëllime reklamimi.
DPC ka mbi 20 hetime në shkallë të gjerë mbi firmat e teknologjisë shumëkombëshe, duke përfshirë Twitter, LinkedIn, Apple dhe Facebook.



