
Leondard Bombaj, regjisor, aktor e skenarist erdhi në një rrëfim të plotë për jetën dhe karrierën për mikrofonin e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”.
Bombaj flet për fillimet e karrierës së tij, dhe faktin se si fëmijë me talentin e tij nisi rrugën e artit dhe jo vetëm për të vazhduar deri në rininë e tij me kontribute të mëdha artistike në skenë e televizion.
Deri në moshën 7 vjeç jam jetuar në Kuçovë, dhe më pas u shpërngulëm në Tiranë ku në një vend me shumë mundësi dola në pah dhe tregova veten me talentin tim në poezi dhe interpretim.
Dalëngadalë arrita të jem në qendër të vëmendjes fillimisht në teatër dhe kishte të tjerë që më kanë motivuar që t’i shkruan dhe reciton mjaft bukur.
Pastaj kur u rrita normalisht kisha edhe refuzime ndodhin kur futesh në rrugën e artit. Mos të kisha qenë kokëfortë, shumë gjëra të bukura nuk do ti bëja.
Do të veçoja në karrierën time muzikalin e parë “Kjo natë sa një jetë”, të cilin e bëra në kaosin e frymëzimit tim dhe e lidha në histori dhe pa dashur po krijoja një muzikël.
Me këtë projekt më kanë identifikuar dhe identifikohem akoma. Se pse nuk është bërë prap nuk do të thotë se pse nuk ka talente por do një martirizim të madh për ta arritur të bësh prape.
Aty kam qenë regjisor, skenarist, aktor, kjo është gjëja që e ruaj edhe sot fort.
Pas kësaj, regjisori dhe skenaristi Bombaj, thotë se po punon për siç e quan ai, projektin e jetës për të, filmin “Lejlekët nuk vijnë më”.
Unë tanimë jam në një projekt filmi, bëhet fjalë për një film që e konsideroj të vetes sime.
Është ‘tmerri’ më i bukur i karrierës sime, mendoja se kjo është ajo që do të doja të bëja në jetën time dhe nuk do ikja pa e bërë. Brenda ka dedikim, ka të bëj me mirënjohjen për njerëzit.
Skenarin e kemi edituar në Hollywood dhe na ka kushtuar me kosto të cilat i kanë paguar komuniteti shqiptar. Kasti i aktorëve është i qartë në mendjen time por nuk do doja të abuzoja me ta, nuk dua të nxitoj.



