
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Selitës, në kryeqytet.
Viktima është Arben Bilali, ish-efektivi i Forcave Speciale i cili mbeti i vdekur, pasi u qëlluar me armë zjarri nga persona ende të pa identifikuar në Tiranë.
"Rreth orës 14:35 në zonën e Selitës është plagosur me armë zjarri një shtetas i moshës rreth 50-vjeç, i cili ndërroi jetë në spital", tha policia në një njoftim.
Ish-punonjësi i policisë udhëtonte me mjetin tip ‘Honday’ me targa AA867HX kur është qëlluar për vdekje me 10 plumba nga persona ende të paidentifikuar.
Viktima ishte ulur në sediljen e pasme të mjetit dhe ka marrë plagë në kokë dhe në trup.
Nga informacionet paraprake, mësohet se Bilali është vrarë për hakmarrje, për disa përplasje të vjetra me grupin e Yzberishtit.
50-vjeçari është i martuar me një efektive të Policisë, e cila punon në Drejtorinë e Policisë Tiranë.
Arben Bilalit në vitin 2008 i kanë ekzekutuar një vëlla me 4 plumba, ish-mundësin e dinamos Leonard Bilali.
Në vendin e ngjarjes kanë mbëritur blutë e kryeqytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.



