
Dritan Sula, kandidat i PD-së së Alibeajt për Bashkinë e Dimalit, thotë se anëtarësia e degës është e unifikuar, por përçarja vjen nga qendra. Sula përballet në garën e 14 majit me Gentian Meçe, i dalë nga primaret e pak javëve më parë, si edhe me kandidatin që do të dalë nga e majta.
Takimi me Alibeaj vjen për faktin se në degën tonë kemi qëndruar të sigla. Në këtë rrugëtim kemi qenë së bashku. Përçarja nuk ka ardhur nga anëtarësia, por nga qendra. Atë përçarje që ka pjesa lart e PD-së. Secili nga ne duhet të mendojë me këmbë në tokë, të mos varemi nga qendra. Duhet të shikojmë ku qëndrojmë në këtë garë dhe kujt i bëjmë mirë. Unë kam bërë tentativat e mia të bisedoj me kryesinë. Për dikë që nuk e njeh mirë degën e PD Dimal, jemi një, vëllezër e motra.
Sula tha se e mori vendimin për të shpallur kandidaturën për shkak të besimit të fortë se do të zgjidhet. Ai tha se ka një plan për zhvillimin dhe mirëmenaxhimin e Bashkisë së Dimalit.
Ajo që më bëri mua të kandidoja, prej 6-7 vjetësh drejtoj degën e PD-së së Dimalit. Prej 6-7 vjetësh kjo degë ka pasur vetëm rritje dhe shtim të votave të djathta. Profesioni im është në fushën e bujqësisë dhe kam një plan konkret për zhvillimin dhe mirëmenaxhimin e kësaj bashkie. Kemi rreth 41 mijë banorë nga kjo bashki, e cila drejtohet nga e majta. Në 4 vitet e fundit, investimet e qeverisë kanë qenë inekzistente. Në vitet e fundit nga Dimali kanë ikur shumë njerëz. Janë mbi 400 ha sera në Kutalli. Të gjithë banorët nuk kanë gjetur mbështetjen e bashkisë. Nuk është vënë dorë.



