Ministrat e Lulzim Bashës, kanë nisur që ditën e parë për të ndërtuar “Republikën e Re”.
E para e ka nisur ministrja e Mirëqënies Sociale, Xhuljeta Kërtusha.
Sapo ka shkelur në zyrë, ministrja që do të garantonte zgjedhjet, ka anulluar urdhërin e ish-ministres Olta Xhaçka dhe ka marrë kompetencat për prokurimet publike.
Kërtusha ka firmosur një tender që ditën e parë që ka shkelur në detyrë.
Këtë gjë e ka bërë duke ndryshuar ligjin dhe duke marrë kompetencat e sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Mirëqënies Sociale, që merrej me tenderat.
Duket se ministrat e “Republikës së Re” kanë ardhur me një qëllim të qartë në qeveri.
Këtë një muaj e pak, duan të bëjnë sa më shumë tendera dhe të marrin çfarë të munden.






