Regjisori Robert Budina ishte i fundit nga artistët që u lirua, pas ndalimit nga policia për shkak të rezistenës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.
Budina u tha mediave se pavarësisht shembjes së godinës, Teatri mbetet simbol i qëndresës përballë forcës së pushtetit, nga e cila artistët nuk do të tërhiqen.
“Shembën muret, por jo simbolin. Ne nuk tërhiqemi. Nuk ka përfunduar asgjë. E dimë shumë mirë që diktatura nuk bie në një ditë. Rezistenca jonë mbi dy vjeçare nuk ishte e rastësishme. Ishte një maratonë, jo një sprint. Do të na ketë nga mbrapa, do të na ketë në ndërgjegje. Ju falenderoj për ndjeshmërinë, mua më liruan të fundit. Jam i mahnitur nga çmenduria dhe perversiteti që përcjell ky kryeministër. Ky e ndërtoi farën e të keqes dhe na e solli para fytyrës. Mendoj se edhe 10 njerëz po të jemi, jemi të mjaftueshëm për ta përmbysur”, tha ai.



