
Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, më të theksuara në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në Ultësirën Perëndimore, ndërsa bëhen më të dukshme vranësirat në zonat lindore por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mesdita nuk sjell ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 28°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet det dallgëzim deri në 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Gadishulli skandinav si edhe vendet e Europës Lindore do të jenë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke sjellë vranësira dhe shira.
Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre mbeten me vranësira, rrebeshe shiu si edhe stuhi breshëri ndërsa; e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.



