Zgjedhjet në PD/ Shehaj në Durrës: Me këtë lidership do humbim edhe zgjedhjet e ardhshme (VIDEO)

Zgjedhjet në PD/ Shehaj në Durrës: Me këtë lidership do humbim edhe zgjedhjet e ardhshme (VIDEO)

Kandidati për kryetarë të PD-së Agron Shehaj ka zhvilluar sot një takim me demokratët e Durrësit.

Ai tha se “Partia Demokratike ka nevojë në radhë të parë që të vërtetat të thuhen në sy. Ne nuk mund të gënjejmë veten, të bëjmë sikur nuk i shohim problemet, mos të punojmë për zgjidhjen e problemeve dhe të kujtohemi disa ditë apo disa javë para zgjedhjeve”.

Do ta filloi nga vetja, tha Shehaj, pse po kandidoj dhe përgjigja është shumë e thjeshtë, po kandidoj sepse unë mendoj dhe dua që PD të ndryshojë, të forcohet, të modernizohet dhe të fitojë zgjedhjet e ardhshme.

“Lidershipi i tanishëm i PD-së po përpiqet të kalojë humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit sikur nuk ka ndodhur asgjë. Lidershipi po trajton faktin se demokratët ishin 12 vjet radhazi në opozitë sikur është gjithçka normale. Unë jam i bindur se nëse nuk ndryshojmë asgjë, ne do të shkojmë drejtë një humbje të sigurt dhe zgjedhjet e ardhshme. Nëse nuk ndryshojmë do humbim zgjedhjet lokale dhe do humbasim edhe zgjedhjet e përgjithshme”, tha ai.

Po ashtu, Shehaj theksoi se “nuk ka asnjë mundësi që me këtë lidership, me këtë mënyrë të drejtuari të PD që na solli humbje fatkeqësisht, nuk ka asnjë mundësi në asnjë mënyrë që ne të fitojmë zgjedhjet e ardhshme. Unë mendojë se vetmja mënyrë për të fituar është ndryshimi. PD ka nevojë për një projekt të ri politik dhe një lidership të ri”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy