
Avokati Etmond Petraj tha përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se ka ardhur koha që të ndryshohet udhëzimi për tarifat e avokatëve.
Duke vijuar më tej, Petraj theksoi se pagesa që merr një avokat për një çështje të caktuar varet nga disa faktorë si taksat, orët e punës, kualiteti që ka profesionist i caktuar etj.
Udhëzimi që është vënë ka 20 vjet, ka ardhur koha të ndryshojë udhëzimi për tarifat. Avokati ka taksat e veta, detyrimet e veta. Një dosje nuk është e thënë që bën kaq, varet nga orët e punës, varet nga kualiteti që ka një avokat etj.
Nuk ka shifra të prera. Nuk ka të thotë që sa çelet padia duhet të paguash X lekë. Një avokat bën marrëveshjen, merr prokurën e përfaqësimit dhe përcakton kriterin dhe orët e punës. Varet nga avokati sa duhet paguar dhe si e vlerëson pjesën e parë të pagesës që bën subjekti që do përfaqësojë.
Sipas Petrajt përfaqësimi i avokatëve që cakton shteti për një çështje të caktuar lë shumë për të dëshiruar.
Pjesa e avokatëve kryesisht të cilët i garanton ligji, është pjesa që jo vetëm nuk përfaqëson personin në proces penal, por edhe kualiteti i shërbimit juridik lë për të dëshiruar. Pagesat për këta avokatë janë 30 mijë lekë i gjithë procesi, GJKKO e ka çmimin më të lartë. Tarifat janë të ulëta dhe përfaqësimi lë për të dëshiruara. Shteti më shumë i ka shkatërruar këto gjëra më shumë sesa i ka rregulluar.
Avokati kryesisht nuk të mbron fare.



