Një ditë pas sekuestrimit të drogës në Itali, e cila dyshohej se vinte nga Shqipëria, ka reaguar edhe PD.
Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti Flamur Noka tha se sasia e kapur ne Bari ishte vetëm një fragment i trafikut ku janë të përfshirë Habilajt, që mbikqyren nga ministri i brendshëm Saimir Tahiri.



