Ministrja Haradinaj: Tre policët që i luftuan terroristët në Vjenë ishin nga Kosova

Ministrja Haradinaj: Tre policët që i luftuan terroristët në Vjenë ishin nga Kosova

Ministrja e jashtme e Kosovës, deklaron se tre policë që luftuan dje me terroristët në Vjenë të Austrisë ishin shqiptarë nga Kosova.

Lajmi i bë i ditur nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, sot në Berlin, para takimit me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.

 “Kosova dënon njëzëri sulmet e natës së shkuar në Vjenë. Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara, por do të doja të nënvizoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje. Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqiptarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirintegruar në Vjenë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak”, tha ministrja e Jashtme e Kosovës.

Ajo tha se Kosova qëndron përkrah aleatëve në luftën kundër ISIS-it dhe terrorizmit.

Deri tani pesë persona kanë vdekur nga sulmi me kallashnikov që u krye në mbrëmjen e së hënës në Vjenë, përfshirë njërin nga sulmuesit shqiptar nga MV.

Pas kësaj,edhe Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka njoftuar se mbesa e tij është njëra nga policet që mbrëmë në Vjenë luftuan me terroristët.

“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vienë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në Twitter.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy