Presidentja e tepron me futbollistet e vendit të saj: Nga gjoksi duken si burra

Presidentja e tepron me futbollistet e vendit të saj: Nga gjoksi duken si burra

Presidentja e Tanzanisë, Samia Suluhu Hassan, ka krijuar polemika të shumta pas një intervistë të dhënë për “BBC”.

Duke folur për skuadrën e femrave të Tanzanisë U-23, ajo ka bërë deklarata fyese, për lojtaret e kësaj kombëtare. Në fjalët e saj Hassan thotë se lojtaret e kanë gjoksin të sheshtë dhe nuk kuptohen nëse janë burra apo gra.

“Nëse i sjellim këtu dhe i rreshtojmë, veçanërisht ato me gjoks të sheshtë, dikush do mendonte se ato nuk janë femra, por burra. Nga gjoksi duken si burra. Ato nuk janë tërheqëse për burrat që duan të martohen. Për shkak të asaj që ato janë, martesa për to është thjesht një ëndërr”, tha Hassan.

Menjëherë pas deklaratave të presidentes së vendit, në drejtim të saj kanë shpërthyer reagime të shumta në rrjetet sociale, ku i kanë dalë kundër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy