Protestë e tensionuar para Parlamentit, gaz lotsjellës, të lënduar dhe shoqërime (VIDEO)

Protestë e tensionuar para Parlamentit, gaz lotsjellës, të lënduar dhe shoqërime (VIDEO)

Ka nisur me tensione protesta në ambientet përreth Parlamentit, ndërkohë që mbahet seanca parlamentare.

 

Disa nga organizatorët janë shoqëruar nga policia, mes tyre dhe Arben Kola, teksa qytetarët bllokuan një segment të Unazës së Madhe në kryeqytet, pranë rrugës së Elbasanit, një nga akset ku shkohet drejt Parlamentit.

 

Po ashtu ka pasur tensione, qytetarë të dëmtuar dhe shoqëruar me ambulancë, gaz lotsjellës nga ana e uniformave blu si dhe tërheqje zvarrë nga policia.

 

Për mbarëvajtjen e protestës së sotme para parlamentit janë angazhuar 600 efektivë të policisë.

 

Gazetari Besmir Pula raportoi për “MCN Live” se policia dhe reparti RENEA, janë pozicionuar për të bërë bllokadën e qytetarëve dhe për të garantuar kalimin e deputetëve dhe ministrave.

 

Në terren ndodhen një numër i konsiderueshëm forcash policie, burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë thanë për MCN se 600 efektivë janë në terren për mbarëvajtjen e protestës. 

 

Ka shoqërime, disa nga organizatorët e protestës janë shoqëruar nga policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy