Merkel mesazh Serbisë: Rruga për në BE kalon nga Kosova

Merkel mesazh Serbisë: Rruga për në BE kalon nga Kosova

Forcimi i sundimit të ligjit dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën janë kritere të rëndësishme në përpjekjet për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Deklarata është bërë nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Në urimin dërguar kryeministres serbe Ana Brnabiç, me rastin e marrjes së detyrës zyrtare nga kjo e fundit, Merkel ka vlerësuar se Qeveria e Serbisë ndodhet para sfidave të rëndësishme.

Deklarata e Merkel vjen në kohën kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për një fazë të re të bisedimesh. 

Për këtë qëllim, Presidendi i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksander Vuçiç u takuan në Bruksel, ku garantuan se do të shënojnë hapa para në të mirë të popujve të tyre dhe do të mbyllin kapitullin e errët së së kaluarës për të hapur një perspektivë të sigurt europiane.

Për serbët vazhdimi i dialogut dhe formimi i bashkësisë së  komunave me shumicë serbe të njohur si “Zajednica” është gjëja më e rëndësishme, kurse në Kosovë situata është me komplikuar. 

Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur kundër zhvillimit të bisedimeve nga Presidenti Thaçi dhe ka ftuar opozitën të bashkohet kundër.

Sakaq vetë kryeministrja  Brnabiç edhe para se të merrte detyrën ka deklaruar se me Kosovën duhet bërë një kompromis historik.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy