Shembja e urës së Baltimorit, gjenden dy trupa të pajetë në një kamion në ujë

Shembja e urës së Baltimorit, gjenden dy trupa të pajetë në një kamion në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores në SHBA.

Tetë punëtorë ndërtimi ishin në urë kur një anije mallrash u godit me të dhe për pasojë u shemb një pjesë e saj.

Dy nga punëtorët u shpëtuan atë ditë ndërsa kërkimi vazhdon për katër të tjerët, të cilët supozohen të vdekur.

Në një konferencë për shtyp të mërkurën, Policia e Shtetit të Maryland identifikoi Alejandro Hernandez Fuentes, 35 vjeç me origjinë nga Meksika dhe Dorlian Ronial Castillo Cabrera, 26 vjeç, nga Guatemala teksa dy punëtorët u gjetën nga zhytësit nga brenda kamionit.

Zhytësit nuk janë më në gjendje të lundrojnë me siguri në ujëra për shkak të betonit dhe mbeturinave të gjetura në lumë, tha policia.

Ata tani po përdorin skanime sonar dhe besojnë se automjetet që mund të përmbajnë trupa të tjerë janë "të mbështjellë në superstrukturë dhe beton" që zbritën nga ura, tha një zyrtar.

Emrat e dy viktimave të tjera të zhdukura, të cilët supozohen të vdekur, janë gjithashtu: Miguel Luna, me origjinë nga El Salvador, dhe Maynor Suazo Sandoval, një shtetas Honduras.

Sipas autoriteteve, viktimat po riparonin rrugën e urës 2.6 kilometra të gjatë, kur pjesë të mëdha të saj u shembën në lumin Patapsco rreth orës 01:30 të martën.

Autoritetet kishin paralajmëruar se nuk besonin më se “do t’i gjenin të gjallë këta njerëz”.

 

Text Pjesa 2

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy