
Një gazetare e CNN është përjashtuar nga Shtëpia e Bardhë nga një konferencë për shtyp pas pyetjes që i bëri Donald Trump rreth vizitës së shtyrë të Vladimir Putin dhe kasetave të regjistruara të Michael Cohen.
Shtëpia e Bardhë ka refuzuar praninë e gazetares Kaitlan Collins, në një event në "Rose Garden", pasi Donald Trumpit ishte në konferencës për shtyp me Jean-Claude Juncker.
Collins e pyet Trump lidhur me vizitën e shtyrë të presidentit rus Vladimir Putin dhe se kohët e fundit janë publikuar disa regjistrime që dokumentonin një bisedë me avokatin Michael Cohen, si dhe një pagesë sekrete prej 340 mijë euro nga Kiev, për të favorizuar takimin në qershor mes Presidentit Trump dhe presidentit ukrainas Petro Poroshenko në Zyrën Ovale.
"Zoti president ju ka tradhtuar Michael Cohen?, Zoti president është shqetësuese ajo që do të thotë Michael Cohen për prokurorët?, Eshtë shqetësuese ajo që është në regjistrimet e tjera President? Përse Vladimir Putin nuk po e pranon ftesën tuaj, zoti president?", pyet Collins.
Pavarësisht pyetjeve të përsëritura nga gazetarja, Trump i ka injoruar duke bërë indiferentin dhe nuk i ka kthyer përgjigje.
CNN tha në një deklaratë se Collins u ndalua nga drejtori i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Bill Shine dhe sekretarja e shtypit Sarah Sanders, pasi pyetjet e saj ishin "të papërshtatshme" dhe se ajo nuk mund të merrte pjesë në një ngjarje gjatë së cilës Trump dhe Juncker njoftuan një dialog të përbashkët pune mbi tregtinë.
"Ky vendim për të penguar një gazetar është hakmarrje dhe jo tregues i një shtypi të hapur dhe të lirë. Ne kërkojmë më të mirën", tha CNN.
Presidenti Trump ka sulmuar në mënyrë të përsëritur CNN për "lajmet e rreme" dhe ka refuzuar të përgjigjet pyetjeve të gazetarëve të gjigandit mediatik CNN.
Në një deklaratë, Sanders e cila nuk i ka përmendur emrin gazetares, tha se një gazetare kishte bërtitur për pyetjet e saj dhe nuk pranoi të largohej në përfundim të një takimi në Zyrën Ovale "pavarësisht se iu kërkua vazhdimisht ta bënte këtë".
Megjithatë, pas këtij vendimi ndaj Collins kanë ardhur edhe reagime të ndryshme. Rivalja tradicionale e CNN gjigandi tjetër Fox News dhe Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, kanë nxitur një protestë pas këtij vendimi dhe e kanë quajtur "të gabuar dhe të dobët".



