Një histori e përmbledhur e Greqisë, libri i historianit britanik Richard Clogg në shqip​

Një histori e përmbledhur e Greqisë, libri i historianit britanik Richard Clogg në shqip​

Jep një paraqitje të përmbledhur e të ilustruar të historisë së Greqisë moderne, duke filluar nga shkëndijat e para të lëvizjes kombëtare në shekullin e 18-të, deri në ditët e sotme.  “Histori e përmbledhur e Greqisë”,  me autor  historiani britanik Richard Clogg vjen në shqip në një botim të Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare. Në promovimin e kësaj përmbledhjeje ishte i pranishëm edhe vetë autori, i cili shpjegoi dhe risitë që sjell ky botim.
 

Ky është një libër për historinë moderne të Greqisë. Fillova të flas për hedhjen e themeleve të Greqise së pavarur, që është ndryshe nga Greqia sot dhe m'u desh të dalloja ndryshimet, duke sjellë shembuj dhe ilustrime.  Të gjitha këto ilustrime përshkruajnë rëndësinë e ngjarjeve. Libri ka rreth 70 ilustrime, së bashku me shpjegimet e gjata shpjeguese. Librin tashmë e quajta “Një histori e përmbledhur e Greqisë” dhe jo e Greqisë moderne dhe fillova një studim të historisë së territoreve greke në pesëdhjetë vitet para fillimit të Luftës së Pavarëisë, në vend që të kthehesha më tej te e kaluara historike.

Për drejtuesin e Institutti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, Albert Rakipi, promovimi në shqip i punës së Clogg është diçka e rëndësishme.

Edhe për ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, prezantimi i veprës së Clogg është tepër i rëndësishëm dhe me vlerë.

Është kënaqësi për mua të prezantoj këtë libër të njohur të historianit Richard Clogg për historinë moderne të Greqisë. Ky libër është një përmbledhje e historisë së Greqisë që është përkthyer në shumë gjuhë.  Ai mbulon aspekte të ndryshme të historisë moderne të Greqisë, ai është një rifreskim i edicionit të fundit të vitit 2021, duke mbuluar edhe periudhën e fundit të krizës ekonomike

Ndërsa flet për këtë libër dhe Greqinë, profesor Clogg përmend edhe Shqipërinë që ai ka njohur gati 50 vite më pare.

Kam qenë më parë në Shqipëri, 49 vjet më parë, në 1975 dhe në atë periudhë mund të vizitoje Shqipërinë vetëm si pjesë e një grupi të organizuar. Unë isha pjesë e një grupi që u nisëm nga Londra në Beograd e më pas në Tiranë.

Diçka interesante për mua ishte që në Shqipëri kishte minoritet grek. Unë nuk flisja shqip, por kur vizituam Sarandën, një mëngjes shkova në një librari që hapej në orën 8 të mëngjesit. I fola në greqisht librashitësit dhe ai m’u përgjigj me një greqishte të shkëlqyer.

Sot Shqipëria është shumë më ndryshe. më bën shumë përshtypje dhe jam i impresionuar nga një vend ku jetojnë të tre besimet fetare. Marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë tani janë të mira, sepse në të shkuarën kanë qenë shumë të këqija. Gjërat jnë përmirësuar dhe publikimi i librit tim është një provë për këtë.

 

Greqia ishte vendi i parë i Ballkanik  që fitoi pavarësinë e plotë në vitet 1830 dhe i pari që arriti të anëtarësohej në Bashkësinë Evropiane në vitin 1981.

E megjithatë, historia e saj është në shumë aspekte e ndryshme nga ajo e pjesës perëndimore të kontinentit, jo thjesht si pasojë e trashëgimisë së ortodoksisë, apo e sundimit të gjatë otoman, por edhe për faktin që Greqia ka qenë e mënjanuar nga lëvizje të tilla të mëdha të historisë me ndikim aq të madh në Europën Perëndimore, si Rilindja Europiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy