Në Marsejë të Francës, një pallat katërkatësh u shemb gjatë natës në qendër të qytetit dhe një zjarr i madh, i pengoi ekipet e shpëtimit të kërkonin për viktima të mundshme për një kohë të gjatë.
Një lajm të tillë e bëri të ditur kryetari i bashkisë së qytetit të dytë francez, Benoit Payan.
Një ndërtesë në rrugën Tivoli u shemb, duke shkaktuar rënien e një pjese të dy ndërtesave ngjitur.
Aktualisht ka ende një zjarr në rrënoja çka pengon dërgimin e qenve dhe ekipeve në kërkim të viktimave të mundshme që mund të jenë poshtë.
Zjarrfikësit që veprojnë në zonë nuk kanë arritur ende të bëjnë regjistrimin e njerëzve që mund të kenë qenë në ndërtesë në momentin e shembjes.
“Ne kemi 100 persona në veprim dhe prioriteti është padyshim të shuajmë zjarrin dhe të pastrojmë rrënojat për të kërkuar njerëz që mund të jenë bllokuar,” tha zëvendësadmirali i zjarrfikësve Lionel Matthew.
Shkaku i shembjes nuk është përcaktuar ende, ndërkohë që ndërtesat ngjitur me atë të shembur tashmë janë evakuuar, si masë sigurie.
Njëmbëdhjetë persona janë evakuuar, dy janë në gjendje relative, ndërsa nëntë të tjerë, përfshirë dy fëmijë janë të padëmtuar.
Rrugët përreth ndërtesës, në lagjen La Plaine, janë të rrethuara nga forcat e sigurisë.



