
Ne sapo kemi rënë dakord me ministrat e mbrojtjes të BE-së që do të mbajmë premtimin tonë për të dorëzuar 1 milion predha artilerie në Ukrainë.
Mbi 500 mijë predha do të furnizohen deri në fund të marsit, ndërsa mbi 1.1 milionë copë do të mbërrijnë deri në fund të vitit 2024.
Kështu shkroi Ministri i Mbrojtjes së Estonisë, Hanno Pevkur në X.
Gjatë vitit 2024, Ukraina do të jetë në gjendje të llogarisë ndihmë ushtarake me një vlere prej 20 miliardë eurosh .



