SHBA/ Stuhia “ngrin” aeroportet, anulime dhe vonesa në fluturime

SHBA/ Stuhia “ngrin” aeroportet, anulime dhe vonesa në fluturime

Një ciklon bombë është cilësuar nga mediat stuhia e borës dhe akullit që ka goditur verilindjen e SHBA-ve dy ditët e fundit. Moti i keq ka krijuar kaos në aeroportin e Nju Jorkut, një nga terminalet më të frekuentuar në botë.

Mijëra fluturime kanë pasur vonesa, ndërsa të tjera janë anuluar, mes të cilave edhe “Alitalia”. Një fluturim drejt aeroportit të Fiumicino-s në Romë u nis nga Montreali i Kanadasë, pasi pasagjerët u transportuan atje.

Stuhia e akullt ka shkaktuar deri tani 19 të vdekur në SHBA. Si pasojë e tij, verilindja e SHBA-ve dhe Kanadasë po përballet me temperatura polare që lëvizin nga -50 në -40 gradë.

Erërat e ftohta bëjnë që temperaturat të perceptohen edhe më të ulëta seç janë realisht. Mjaftojnë 10 minuta qëndrim jashtë që një njeri të rrezikojë të ngrijë.

Aeroportet më të goditura janë ato të Nju-Jorkut dhe Charleston-it në Karolinën e Jugut. “Port Authority”, që drejton  aeroportet e Nju-Jorkut ka bërë të ditur se fluturimet nga “JFK” janë kufizuar.

Sipas Flightradar, vetëm mbrëmjen e së shtunës ishin të paktën 12 fluturime ndërkombëtare me vonesa nga 2 deri në 4 orë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy