Bllokimi i dy pr.ligjeve/ Male: Janë në shkelje të Kodit Zgjedhor. Problematikë, përdorimi i burimeve shtetërore në diasporë! (VIDEO)

Bllokimi i dy pr.ligjeve/ Male: Janë në shkelje të Kodit Zgjedhor. Problematikë, përdorimi i burimeve shtetërore në diasporë! (VIDEO)

Përfaqësuesja e KRIIK Albania, Antuela Male në një lidhje me skype për edicionin e lajmeve në MCN TV foli për dy projekt-ligje për “Paketën e maleve” dhe për “Tatimin mbi vlerën e shtuar”, që sipas saj janë në shkelje të Kodit Zgjedhor. 

Male thekson se për dy projekt-ligjet KQZ iu drejtua Kuvendit që të mos i fusë në rendin e ditës, ndërkohë që Parlamenti iu drejtua KAS-it. Male thotë se dy projekt-ligjet bien ndesh me pikën 4 të nenit 91.

Male konstaton po ashtu aktivitete elektorale nga ministritë dhe institucionet e varësisë. Sipas saj problematike është edhe përdorimi i burimeve shtetërore në diasporë, dhe prezenca e zyrtarëve të lartë në këto aktivitete. 

Pika katër e nenit 91, përcakton që 4 muaj para ditës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re, shteti shqiptar, këshilli i ministrave, bashkitë, s’mund të nxjerrin akte nënligjore që garantojnë përfitime për shtresa të caktuara të popullsisë. KRIIK pas projektligjit që përcaktonte përfitime për disa hotele me 4 dhe 5 yje, vendosi të depozitonte një denoncim në KQZ që kishte në fokus këtë ligj. 

Kuvendi mbronte faktin që ligji s’garanton përfitime për shtresa të caktuara të popullsisë, por KQZ konstatoi se në kalendar ishin edhe dy projekt-ligje të tjera, për “Paketën e maleve” dhe për “Tatimin mbi vlerën e shtuar”, që do t’i kalonin seancës plenare. KQZ konstatoi se ato bien në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe vendosi t’i sugjeronte Kuvendit që të mos fuste në rendin e ditës këto dy projekt-ligje. 

Sa i takon ligjit të miratuar që u jepeshin përfitime disa hoteleve, KQZ nuk mundet të pengojë hyrjen në fuqi të tij, sepse ai tanimë ishte një ligj. Për të trija raste kemi konstatimin që bien në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, por në rastin e parë s’është parë e mundur nga KQZ të detyrojë institucione të tjera si Presidenti. Ndërsa për dy të tjerat iu sugjerua Kuvendit të mos i fusë në rendin e ditës.

Në këtë proces zgjedhor kemi ndjekur gjithë axhendën e Kuvendit, duke edhe një denoncim tjetër mbi një projekt-ligj për trajtimin e të dënuarve, që nuk është shqyrtuar ende nga KQZ. Kemi patur një fokus të veçantë me përdorimin e rrjeteve sociale nga zyrtarët publikë, lidhur me hashtagjet dhe aktivitetet elektorale të ministrive dhe institucioneve të varësisë. Kemi patur një fokus edhe te takimet e zyrtarëve të lartë në diasporë. 

Është e vështirë të ndahet pjesa e financimit. Por edhe prezenca e zyrtarëve të lartë në diasporë, duhet të ketë kujdes të shtuar, sa i përket paraqitjes së këtyre individë si përfaqësues të PS-së. Partia politike që fiton avantazh nga burimet shtetërore është partia në pushtet. Por kjo s’do të thotë që aty ku bashkitë janë të një partie tjetër s’përfitohen avantazhe elektorale. Te pjesa e diasporës kemi përdorim të burimeve shtetërore”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy