
Ish-kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, thotë se pavarësisht arrestimeve të drejtorëve, tenderat korruptivë të Bashkisë së Tiranës nuk ndalen. Këlliçi tha se ka marrë denoncime për një tender të datës 28 mars, e njëjta datë kur u arrestuan dy ish-drejtorët e Bashkisë. Fitues i këtij tenderi sipas denoncimit rezulton Evis Berberi, ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, nën hetim nga SPAK.
Nuk e di sa e vërtetë është, por me rezulton se nga publikimet e APP bashkia ka publikuar një tender në të njëjtën ditë që janë arrestuar drejtorët. Ky tender i është dhënë drejtorit Ervis Berberi, ndërkohë që ai ishte në burg. Pra, në parim Erion Veliaj dhe Taulant Tushaj po i japin një tender Ervis Berberit.
Këlliçi tha se shfaqja e Veliajt sot me një inskenim.
Më bëri përshtypje fakti ku e merr kurajën një drejtoreshë shkolle t’i çojë nxënësit në momentin më të errët të një drejtuesi vendor. Më bëri përshtypje shprehja ky është një vend që nuk ta fal kollaj suksesin. Ai vetë do të mbahet mend për historinë e Ardit Gjoklajt, inceneratorin e Tiranës, pyllin orbital dhe 1 milionë pemët. E ktheu Tiranën në lavatriçe kombëtare, pastroi para në sektorin e ndërtimit. Një drejtoreshë shkolle i çon ekselentët te grabitqari më i madh në Shqipëri.



