Qëllohet me armë zjarri në lokal, dy policë të Burgut 313: Ishin fishekzjarre!

Qëllohet me armë zjarri në lokal, dy policë të Burgut 313: Ishin fishekzjarre!

E.N / TemA TV

 

Këtë të martë Policia e Shtetit ka ndjekur penalisht katër persona, mes tyre dy policë burgjesh, pasi tentuan të fshihnin një sër të shtënash me armë zjarri në një lokal në zonën e Priskës me justifikimin se ishin fishekzjarre.

 

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në orët e parë të së martës (rreth ores 01:20) kur efektivë të policisë kanë rendur në një lokal ku raportohej se ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.  Ndërkohë personat e ndaluar, dy efektivë të Drejtorisë së Burgjeve, pronari i lokalit dhe kamarieri u munduan të mbanin ngjarjen e fshehur duke nxjerr para efektivëve të policisë alibinë se zhurmat e ardhura nga lokali nuk ishin shkaktuar nga armë zjarri por nga fishekzjarre. Gjithsesi ky version nuk zgjati shumë pasi në lokal u gjetën disa gëzhoja që vërtetonin se dikush kishte shkrepur një armë zjarri. Gëzhojat janë dërguar për egzaminim në laborator, ndërsa raportohet se të dy policët me detyrë pranë burgut 313, 43-vjeçari Hamza Agaçi dhe 42-vjeçari Adrian Gjonaj, në momentin e ndalimit nga ana e policisë kishin me vete armët e shërbimit, pistoleta të tipit TT.

 

Pronari i lokalit, 21 vjeçari Ardi Ajdini është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe “Prishje e qetësisë publike”, pasi ky shtetas ka pretenduar se në lokalin e tij nuk ka patur të shtëna me armë zjarri por kanë qenë fishekëzajrre. Me të njëjtën akuzë do të duhet të përballet edhe kamarieri vetëm 18 vjeç, Xh Picalli, por ky i fundit do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë. Po në gjendje të lirë do të ndiqen penalisht edhe dy efektivët e Burgut 313 por, sipas një njoftimi të shpërndarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Agaçi dhe Gjonaj janë edhe zyrtarisht të pezulluar nga detyra.

 

Njoftimi për shtyp i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve i shton kësaj historie edhe një detaj pikant: Sipas “burgjeve” Agaçi dhe Gjonaj ishin në gjendje të dehur dhe kanë qëlluar në ajër me armët e shërbimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy