
Një shpërthim tritoli është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Halil të Fushë Krujës.
Mësohet se lënda plasëse i është vendosur banesës në pronësi të Arben Pllumit, ndërsa është hera e katërt që i vendoset tritol shtëpisë së tij.
Pëllumbi është pronari i një rrobaqepësie ku bëhen rroba popullore, ndërsa shkak dyshohet një konflikt i mëparshëm.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar muri i banesës së Arben Pllumit, dëme dhe në shtëpitë pranë.
Policia ka shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje, që dyshohet se ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.



