Nazarko: Berisha dhe Rama kanë vepruar gabim, duhej ta kishin ndaluar me kohë Gjykatën Speciale

Nazarko: Berisha dhe Rama kanë vepruar gabim, duhej ta kishin ndaluar me kohë Gjykatën Speciale

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi zhvillimet më të fundit lidhur me përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, për protestën e nesërme të paralajmëruar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë.

Sipas Nazarkos, përgjegjësia për lejimin e funksionimit të Gjykatës Speciale bie edhe mbi liderë të tjerë politikë shqiptarë.

Të dy palët kanë të drejtën nga perspektiva e tyre. Por kush e nisi? LVV. Duhet të dyshojmë për qëllimet e LVV. Konteksti i zgjedhjeve e ka përcaktuar. Rezultati jo i mirë në zgjedhje lokale, e ka nxitur ta kapitalizojë nëpërmjet këtij veprimi.

 Pse LVV ka të drejtë? Sepse po, është koherente me qëndrimin e vet, duhet t’i japim të drejtë, thotë nuk kam qenë as atëherë dhe as tani dakord për ekzistencën e asaj gjykate. 

Rama kërkon të nënvizojë, që na është kërkuar datë për trafikun e organeve. Po të shohim historikun, është rezolutë e sponsorizuar nga Dick Marty. 

Në këtë kuptim, mbi kombin shqiptar dhe Perëndimin, u vendos një njollë, keni mbështetur një organizatë që ka bërë trafik organesh dhe droge dikur. Rama dhe Berisha kanë gjykuar gabim. Ka patur zgjidhje që atëherë që mund të ndalohej gjykata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy