Qeveria e re e Malit të Zi, mbeten jashtë pro rusët dhe pro serbët

Qeveria e re e Malit të Zi, mbeten jashtë pro rusët dhe pro serbët

Koalicioni i partive pro-ruse dhe pro-serbe në Mal të Zi, Aleanca "Për të ardhmen e Malit të Zi", nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re. Vendimi u mor pas diskutimeve prej rreth 8 orësh në kryesinë e partisë fituese të zgjedhjeve të fundit “Evropa Tani” dhe u njoftua nga kryeministri i zgjedhur Milojko Spajiç.

“Kanë refuzuar ofertat tona pesë herë. Nuk besojmë më në sinqeritetin e qëllimeve të tyre. Ne mendojmë se ata duan të pengojnë procesin. Nuk mund t'u besojmë në procesin që vijon, ndaj nuk do hyjmë në koalicion me ta.”, tha kryeministri i zgjedhur i Malit të Zi, Milojko Spajiç.

Më herët, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, paralajmëroi se është e papranueshme çdo përpjekje e aktorëve të huaj nga rajoni apo bota për të ndërhyrë në krijimin e Qeverisë së re.

Demokracia e Re Serbe e kryesuar Andrija Mandiç dhe Partia Popullore Demokratike e Milan Knezheviçit kanë 13 deputetë të zgjedhur në Kuvend. Ata kërkojnë heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, anulimin e njohjes së Kosovës nga Mali i Zi dhe tërheqjen e vendit nga NATO. Po ashtu, liderët e këtyre partive nuk e njohin gjenocidin kundër boshnjakëve në Srebrenicë në vitin 1995. Serbia mbështet hyrjen e këtyre dy partive në qeveri, por bashkësia ndërkombëtare thotë se presin një Qeveri që do të trashëgojë vlerat evropiane.

Kuvendi i Malit të Zi ka 81 ulëse, ndërsa koalicioni fitues ka 44 deputetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy