Policia e Shtetit: Nata e Vitit të Ri 2020, pa asnjë incident

Policia e Shtetit: Nata e Vitit të Ri 2020, pa asnjë incident

Policia e Shtetit ka njoftuar se mbrëmjen e kaluar të ndërrimit të viteve nuk është asnjë ngjarje kriminale.

Sakaq, blutë bëjnë me dije se falë masave parandaluese të marra para, gjatë dhe pas natës së ndërrimit të viteve, nuk është evidentuar asnjë konflikt me pasoja dhe asnjë aksident rrugor me pasojë jetën.

Ndërkohë Policia e Shtetit vijon të jetë në gatishmëri,  për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë festimeve në vijim.

Njoftimi i Policisë:

Falë masave parandaluese të marra para, gjatë dhe pas natës së ndërrimit të viteve, si dhe falë qytetarisë së treguar nga qytetarët, në të gjithë vendin, gjatë natës se ndërrimit të viteve dhe deri në këto momente nuk është shënuar asnjë ngjarje kriminale, si dhe nuk është evidentuar asnjë konflikt me pasoja. Në të gjitha qarqet nuk është evidentuar asnjë aksident rrugor me pasojë jetën.

Janë ushtruar kontrolle me dragera dhe duke marrë shkas nga numri i mjeteve në qarkullim, verifikimi i rasteve të drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit ishte minimal.

Policia e Shtetit vijon të jetë në gatishmëri, "Shërbim të përforcuar", për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë festimeve në vijim.

Policia e Shtetit uron gjithë qytetarët gëzuar Vitin e Ri 2020, mirësi, paqe e begati e sa më shumë besim e bashkëpunim mes nesh, për të mirën e përbashkët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy