
Një avion i vogël është rrëzuar në ujërat e detit Jon në Greqi. Bëhet fjalë për një avion ushtarak i cili përdoret edhe për ulje në det.
Ngjarja e rëndë u shënua paraditen e sotme, në zonën detare të Anravidas, ndërkohë që vijojnë kërkimet për dy pilotët.
Avioni i rrëzuar i përkiste skuadronit 338 të 117-të të krahut luftarak dhe deri më tani nuk është gjetur.
Në momentin e rrëzimit, avioni ishte duke kryer stërvitje ajrore. Rrethanat e ngjarjes janë ende nën hetim, ndërkohë që vijojnë kërkimet për gjetjen e pilotëve.



