Avokat Spartak Ngjela, rrëzimin e kërkesës së deputetëve të PD-së së Rithemelimit nga Gjykata Kushtetuese, për vlerësimin e masës së arrestit ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha e sheh të drejtë.
Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se që t’i drejtohesh Gjykatës Kushtetuese duhet të jetë shkelur një të drejtë individuale dhe nëse do kërkohen interpretime të këtij niveli, duhet të jesh subjekt kushtetues.
Nuk ka nevojë për interpretim se është e drejtpërdrejtë. Çdo dispozitë kushtetuese në vendimin që jep Gjykata Kushtetuese po ta shikosh me vëmendje interpretimin, ose anën analitike të vendimit ka arsyetuar juridikisht përmbajtjen e dispozitës kushtetuese.
Është e kotë të flitet nga njerëz të thjeshtë. Deputetët nuk janë subjekt kushtetues.
Ata deputetë që kanë firmosur, nuk janë subjekt kushtetues, janë subjekt parlamentar por jo kushtetues, nuk janë institucion kushtetues.
Është parlamenti institucion, por ata nuk përfaqësojnë strukturën juridike të parlamentit.
Po ta kishte bërë Saliu vetë do ia pranonte, duhet të jetë shkelur një e drejtë kushtetuese që mbrohet në një dispozitë të Kushtetutës.
Vetëm Saliu kishte të drejtë ta bënte atë kërkesë, Saliu nuk ka firmosur, vetëm ata. Duhet të jesh subjekt që të është prekur një e drejtë kushtetuese.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë supreme, as nuk diskutohen, as nuk preken.
Ndaj Berishës është masë shtrënguese që është për çdo të pandehur, se masa nuk do i ndodhte nëse do kishte respektuar kërkesën për pyetje që ka bërë prokuroria.
Nuk ka vajtur, i është dukur fyerje. Personat që vijnë nga një post i lartë, President ose Kryeministër, iu duket vetja se janë absolut.
Nuk janë delirant në kuptimin e psikiatrisë ligjore, nuk janë të atij niveli, por kanë një delir të brendshëm të madhështisë, që pavarësisht se është brenda normalitetit të strukturës mendore, nuk është i pagabueshëm, gabon.
Nëse do thuash jam i pafajshëm, do vesh të mbrosh pafajësinë. Dhe pafajësia mbrohet dhe para akuzës, por kryesorja është para gjykatës, nëse je i fajshëm, bën gjeste të tilla, jo nuk kam marrë letrën.
Ai që ka strukturë normale të fuqishme për të bërë mbrojtje, nuk ka nevojë të bëjë gjëra të tilla.
I pyetur nëse masa “arrest shtëpie”, parashikon kufizime edhe në lirinë e shprehjes, avokat Ngjela sqaroi se nuk është karakter potencial i ligjit, por se e vendos gjykata nëse i ndalohet komunikimi.
Teksa në protesta u shfaq edhe vajza e Berishës, Argita Malltezi, nëse është sinjal se drejtimi i PD i shkon asaj dhe ish-lideri demokrat, e cilëson normale që të jetë pretendente për të marrë partinë.
Nuk jemi drejt një posti shtetëror, jemi drejt një posti partiak, i cili ka institucionet e veta.
Fakti që këtë e propozon kryetari klasik i PD, natyrisht që e ka në favor.
Mbasi të marrë postin, pyetja është a do e bashkojë partinë, unë them që po.
Kjo pjesë e PD, a do bashkohet me partinë ligjore. E mira është që të bashkohen.



