Miliona fëmijë të kërcënuar nga dhuna rrezikojnë të harrohen prej izolimit të koronavirusit

Miliona fëmijë të kërcënuar nga dhuna rrezikojnë të harrohen prej izolimit të koronavirusit

Disa javë pas izolimit të të gjithë globit, ka gjithnjë e më shumë të dhëna se dhuna ndaj fëmijëve në shtëpi është në rritje. Shumë prindër janë të stresuar dhe të shqetësuar për punën e tyre, financat dhe shëndetin, dhe duhet të kujdesen për fëmijët e tyre shpesh të mërzitur ose të shqetësuar gjatë gjithë ditës. Fëmijët që para pandemisë, ishin në rrezik të madh dhune në shtëpinë e tyre, tani janë edhe më tepër të rrezikuar prej abuzimit.

Shumica e vendeve evropiane që kanë imponuar bllokime kanë vënë disa linja telefonike në ndihmë të fëmijëve. Në Spanjë, një linjë telefonike ka regjistruar 475 raste të fëmijëve që kërkojnë ndihmë që prej fillimit të bllokimit. Rreth 200 prej atyre rasteve thanë se pësuan dhunë fizike. Organizata që drejton linjën telefonike paralajmëroi se "shumë fëmijë dhe adoleshentë po vuajnë më shumë dhunë dhe po  cenohen më shumë se kurrë."

Në një nga rajonet më të prekura nga veriu i Italisë, një Gjykatë për të Mitur nxori 92 masa urgjente për mbrojtjen e të miturve vetëm midis datave 10 dhe 26 mars. Në një rast, një baba raportohet se ka kërcënuar gruan dhe fëmijët e tij me thikë kuzhine. Raportet për dhunën në familje me bazë gjinore gjithashtu janë rritur ndjeshëm në të gjithë Evropën që nga fillimi i bllokimit.

Raportet e dhunës ndaj fëmijëve që janë shfaqur deri më tani ka të ngjarë të jenë vetëm maja e ajsbergut, pasi situatat e bllokimit shpesh e bëjnë më të vështirë për viktimat të gjejnë intimitetin dhe mjetet e nevojshme për të arritur.

Situata është e komplikuar, sepse mësuesit, të cilët shpesh identifikojnë rastet e abuzimit të fëmijëve, nuk janë në gjendje të monitorojnë dhe raportojnë raste.

Sipas një studimi të Fondit të Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara (UNICEF) të kryer para pandemisë, tre të katërtat e fëmijëve të vegjël (2-4 vjeç) përjetojnë ose agresion psikologjik, ose ndëshkim fizik (ose të dy) nga kujdestarët e tyre në shtëpi. Ekspozimi ndaj dhunës mund të dëmtojë zhvillimin e trurit të fëmijëve dhe është i lidhur me arritjet më të ulëta arsimore, si dhe me shkallë më të larta të ankthit, depresionit, abuzimit të substancave dhe vetëvrasjeve. Fëmijët me aftësi të kufizuara janë në rrezik nga dhuna, sipas një studimi të OKB-së dhe për këtë arsye mund të jenë gjithashtu në rrezik të veçantë gjatë mbylljes së koronavirusit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bëri një thirrje të pazakontë botës, më 16 prill. Në vend që të fliste për kërcënime ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, ai ngriti alarmin rreth abuzimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve në kontekstin e bllokimit të koronavirusit, dhe nxiti: "Le t'i mbrojmë fëmijët tanë dhe të mbrojmë mirëqenien e tyre”, thotë “Euronews”.

Ka një nevojë e madhe për shërbime të vazhdueshme të shëndetit mendor dhe mbështetje psikosociale, menaxhimin e çështjeve për mbrojtjen e fëmijëve, kujdesin alternativ të urgjencës, si dhe ndihma të arritshme dhe mekanizma të tjerë të ndihmës ndaj fëmijëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy