Rënia e turizmit/ Sota: Infrastruktura është gangrenë. Duhet të shkundemi një orë e më parë! (VIDEO)

Rënia e turizmit/ Sota: Infrastruktura është gangrenë. Duhet të shkundemi një orë e më parë! (VIDEO)

Kryetari i shoqatës ARTA Ervin Sota duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi rënien e turizmit përgjatë këtij sezoni në Shqipëri, theksoi problemet e theksuara në infrastrukturë. Sipas Sotës problemet nisin që në hyrje, aeroport-port, mungesën e hekurudhës, problematikat e transportit publik, si dhe derdhjen e ujërave të zeza në kanalet e ujërave kullues, sikurse është rasti i lungomares. 

S’është ndonjë surprizë pasi ne e kemi nuhatur, paralajmëruar këtë lloj rënie. Turizmi ka një masë paralajmëruese që janë prenotimet. Këtë vit kanë qenë të paqarta që në krye të herët dhe kanë qenë llambat e para që na janë ndezur. Ka një rënie. Ndihet pak më shumë në Vlorë sepse është sezoni i plazhit, ku ne jemi ai target si zone jugore nga Vlora deri në Ksamil. 

Po të bëjmë një panorama më të gjerë, gabimet dhe fajet janë të përbashkëta, qoftë të qeverisë qendrore, asaj lokale, dhe ne si biznese. Zhvillimi dhe suksesi i turizmit vjen gjithmonë me bashkëpunim, inteligjencë dhe analizë të thelluar. Hapi i parë është të gjejmë problemin dhe të ndërhyjmë aty. Mund të them që problemet tona nisin që në hyrje aeroport-port. Problemi nis kur ne s’pranojmë faktin që në infrastrukturë s’jemi aty ku duhet. 

Në Tiranë kemi zgjerim të autostradës, duhet analizuar trafiku i automjeteve. I njëjti problem ndodh kudo, ku rrugët në qytete ngushtohen. Në aeroporte dhe porte duhet infrastrukturë publike shumë më e zhvilluar. Aeroporti i Rinasit duhet të ketë transport hekurudhuror një orë e më parë.

 Kemi shërbim publik të autobusëve që është shumë pas në kohë. Kemi problem të shërbimit, duhet arsimim turizmi një orë e më parë. Vlora ka pasur ndërhyrje të thelluar si vjet, sa i përket tubacioneve të ujsjellësit që ka shkatërruar infrastrukturën rrugore. Duhet ndërhyrje e ndërtesave që derdhin ujërat e zeza në kanalet e ujërave kullues në Lungomare”.

Ai theksoi se duhen certifikuar hotelet, dhe të vendosen standardet që duhet të plotësojë një hotel me 3-4 apo më shumë yje. “Duhet të shkundemi dhe të zgjohemi një orë e më parë sepse inteligjenca vjen përmes reagimit të shpejtë, veprimit dhe aksionit”, theksoi Sota. 

Po ashtu ai vuri në dukje se Shqipëria duhet të zhvillojë industrinë e prodhimit, bujqësinë dhe blegtorinë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy