"Vodafone", probleme me sistemin e fibrave, abonentët pa internet dhe pa valë

"Vodafone", probleme me sistemin e fibrave, abonentët pa internet dhe pa valë

Gjatë ditës së sotme, qytetarët e Tiranës janë përballur me probleme me rrjetin e internetit në disa zona të kryeqytetit dhe këto kanë ndodhur disa herë gjatë ditës.

Të gjithë abonentët e kompanisë "Vodafone Albania" kanë pasur probleme me internetin, duke mos u ofruar shërbimin e duhur të gjithë klientëve të saj. 

Përveç internetit, abonentët kanë pasur shkëputje edhe të valëve disa herë gjatë ditës. Kjo ka bërë që përdoruesit të hasin vështirësi për të lundruar në internet, si në telefona, ashtu edhe në linjat fikse. 

Për gjithë problemin e krijuar, kompania "Vodafone" nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me defektin në rrjetin e saj, ndërkohë që ende nuk dihet se kur do të normalizohet ky problem dhe cilat janë masat që kompania ka marrë për t'u ardhur në ndihmë abonentëve që sot kanë qenë pa internet dhe pa valë në telefonat e tyre celularë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy