Sonte në Zululand: Luçjan Bedeni thotë se "muzeun Marubi e vizitojnë shumë pak shqiptarë". Dhe flet për Pjetër Marubin e për të huaj të tjerë që kanë bërë historinë e Shqipërisë

Sonte në Zululand: Luçjan Bedeni thotë se "muzeun Marubi e vizitojnë shumë pak shqiptarë". Dhe flet për Pjetër Marubin e për të huaj të tjerë që kanë bërë historinë e Shqipërisë

Sot në Zululand ishte i ftuar Luçjan Bedeni, drejtori i muzeut kombëtar të fotografisë "Marubi". Folën për muzeun që, sipas Nanos që e kish parë në fundjavë, të emociononte. Është ndërtuar në një ndërtesë të vjetër, të cilën pronarët ia kanë shitur shtetit me një çmim shumë më të ulët se i tregut me kushtin që kjo ndërtesë të shndërrohej në muzeun "Marubi". Dhe ashtu është bërë. "Ky është muzeu më i mirë e më modern që ekziston aktualisht në Shqipëri", ranë dakord dy bashkëbiseduesit.

 

Më tej, Bedeni, një njohës i mirë i historisë së Shqipërisë, e në veçanti i historisë së fotografisë në vendin tonë, u përqëndrua tek Pjetër Marubi, tek jeta e tij, si përfundoi në Shkodër, dhe lidhjet e tij me këtë qytet. Nano e mbajti bisedën këtu për të folur edhe për të huaj të tjerë që kanë kontribuar për historinë e Shqipërsë, ndonëse nuk janë vlerësuar aq sa e kanë merituar prej nesh. Bedeni përmendi edhe italianë të tjerë. Njëri është ai që krijoi bandën e parë muzikore që, sipas Bedenit, ka interpretuar edhe në Lidhjen e Prizrenit. Një tjetër është ai që krijoi spitalin e parë shqiptar.

 

Lidhur me muzeun, Bedeni tha se vizitorët janë pothuaj të gjithë të huaj, turistë. Madje, edhe shkodranët e kanë vizituar në momentin që u përurua, por më pas jo. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy