Kamberi: Netanjahu nuk ndalet derisa të shpërbëjë Hamasin

Kamberi: Netanjahu nuk ndalet derisa të shpërbëjë Hamasin

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Geron Kamberi, thotë se konflikti në Gaza ka sjellë kosto për Izraelin në raport me komunitetin ndërkombëtar. Por sipas tij, kryeministri Benjamin Netanjahu ka Hamasin objektiv madhor dhe nuk do të ndalet deri në shpërbërjen e tij.

Lindja e Mesme është rajon që ka qenë burim konfliktesh të vazhdueshme. Është rajon i pastabilizuar, ku konfliktet vijojnë prej vitesh. Sa i përket situatës, Perëndimi e ka mbështetur Izraelin, sepse sulmi që u ndërmor është mbicivil. Izraeli këmbëngul që qasja e tij përkundrejt situatës në Rripin e Gazës është në pozitat e vetëmbrojtjes.

Komuniteti Ndërkombëtar kanë qenë këmbëngulës. Ka pasur përpjekje, në nivel të OKB, nuk kanë qenë të suksesshme. Por ka shumë nisma të hapura dhe të fshehta me shtete që kanë ndikim te palët në konflikt.

Nëse i rikthehemi historisë, rinia studentore është angazhuar shpesh me kauzat e paqes dhe dhënies fund të konflikteve. Ka një histori të aktivizimit brenda kampuseve amerikane.

Lëvizje të tilla po përhapen në Europë.

Në kemi vënë re se është vënë në lëvizje mekanizmi i vetos. Qasjet strategjike në lidhje me atë që po ndodh në Gaza janë të ndryshme.

Kur bën një luftë, imazhet janë të pafundme. Shteti që përfshihet në luftë do të paguajë një çmim të caktuar. Izraeli e ka paguar një çmim të tillë sepse ka ndarje të komunitetit ndërkombëtar. Por për Netanjahun kjo është gjëja më pak e rëndësishme. Në kufijtë e tij ai sheh një rrezik të madh dhe derisa ta shpërbëjë këtë rrezik, nuk do të ndalet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy