Kalemaj: Dënimi i Tahirit, kosto shumë e madhe politike (VIDEO)

Kalemaj: Dënimi i Tahirit, kosto shumë e madhe politike (VIDEO)

Vendimi i Apelit të GJKKO për dënimin e ish-ministrit Saimir Tahiri me 3 vite dhe 4 muaj burgim, për analistin Ilir Kalemanj, i ftuar në studion e lajmeve në MCN TV, është një kosto e madhe për politikën në vend.

“Padyshim që është një kosto e madhe për politike. Rama duhej të mbronte reformën, apo te vijonte të ishte ne një linjë me atë që kishte thënë dikur për një nga ish-ministrat e tij më të mirë.  

Ndërkohë ende në Shqipëri ndonëse kemi një kuadër ligjor, pjesë e konventave ndërkombëtare, nuk kemi mbështetje për implementim e tyre, p.sh., me zë e figurë, nuk mund të provojmë lidhjen e një ministri me trafikun e drogës, dhe të dokumentohet me fakte.

Për Kalemaj, vet ish-ministri Tahiri, bëri autogol, duke dashur të kthejnë çështjen ne rekurs, nga “shërbimi në provë”, pësoi me burgim.

“Tahiri bëri autogol, fillimisht u dha masa me shërbim prove, dhe tashmë ato u konvertuan në burg, Tahiri guxoi duke e kthyer çështjen ne rekurs, por në fund edhe e pësoi vet.

Karriera politike e Tahirit, edhe sikur të fitonte çështjen në gjykim, ka mbaruar dhe vështirë të ngjallej më. Tahiri, fatmirësisht ose fatkeqësisht, ishte nën pengesë për shumëçka, e cila u hoq nga politika në mënyrë definitive.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy