Amerikanët votojnë për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara mes Donald Trump dhe Joe Biden. Ndërkohë, dhjetëra miliona amerikanë kanë votuar më herët ose përmes postës.
Shtetet ku beteja është e fortë
Çdo vit zgjedhor ka të ashtuquajturat "shtete të fushës së betejës", të cilat marrin rëndësi kryesore.
Për shkak se shumica e shteteve caktojnë votat e Kolegjit Zgjedhor mbi një bazë fituesi, kjo do të thotë se shtetet që janë me të vërtetë të kuqe, si Oklahoma, ose me siguri blu, si Kalifornia, konsiderohen të sigurta në rrugën e secilit kandidat drejt fitores.
Për këtë arsye, kandidatët i përqendrojnë kohën dhe përpjekjet e tyre te shtetet e moderuara politikisht që mund të lëkunden për një kandidat ose tjetrin, dhe kështu ka të ngjarë t'u japin atyre diferencën mbi 270 vota elektorale për të siguruar Shtëpinë e Bardhë.
Këtë vit mbase shteti më i rëndësishëm i fushës së betejës është Pensilvania, i cili siguron 20 vota elektorale dhe mund të bëhet një tregues i hershëm nëse shtetet e tjera do të lëkunden për Trump ose për Biden. Nëse Trump arrin fitoren atje - dhe me shtrirje potencialisht në Miçigan ose Uiskonsin - kjo do ta vinte atë në një rrugë pothuajse të sigurt për një mandat të dytë.
Ndërkohë, një fitore për Biden në Pensilvani pothuajse me siguri parasheh rrugën e Trump drejt fitores.
Në fakt, për shkak se më shumë shtete ka të ngjarë të jenë në kampin e Biden, sipas sondazheve, Trump do të duhet ta drejtojë lojën me një numër të madh shtetesh të fushës së betejës.
Këto përfshijnë Teksasin, i cili pas një kohe të gjatë si shtet i fortë republikan është bërë më i purpurt vitet e fundit; Ohio, një shtet i lëkundur prej kohësh pa të cilin asnjë republikan nuk ka fituar kurrë presidencën; dhe Florida, e cila së bashku me Ohion ka qenë prej kohësh një nga shtetet më të rëndësishme në zgjedhjet presidenciale.
Shtetet më të rëndësishme në rrugën e Biden drejt fitores përfshijnë Miçiganin dhe Uiskonsinin, si dhe Minesotën, të cilën Trump e humbi ngushtë në 2016, dhe Nevadën.
Xhorxhia, Arizona dhe Karolina e Veriut - si dhe një numër shtetesh të tjera të moderuara - gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm potencialisht të martën mbrëma, varësisht nga skenari i Kolegjit Zgjedhor.



