Tajvani përballet me valën më të ashpër të Covid-19

Tajvani përballet me valën më të ashpër të Covid-19

Ndërsa e gjithë bota pësoi qindra miliona raste dhe vdekje nga Covid-19, 23.5 milionë njerëz në Tajvan jetuan një jetë normale, falë një reagimi të hershëm të izolimit të rastit të parë.

Por tani Tajvani është duke u përballur me një shpërthim të Covid-19 që filloi nga stafi i linjave ajrore në prill dhe u përhap në të gjithë ishullin.

Qeveria tashmë është duke u përballur me diçka që nuk e kishte menduar kurrë se do të ndodhte dhe nuk ishte e përgatitur mjaftueshëm për t’iu përgjigjur në kohë këtij shpërthimi.

Deri më tani Tajvani ka regjistruar më shumë se 11.000 raste dhe 260 vdekje, më shumë se 90% e tyre që nga mesi i majit.

Tajvani ka vaksinuar më pak se 3% të popullsisë së saj, ndërsa të hënën presidentja e vendit tha se i janë premtuar 750.000 doza vaksinash nga SHBA dhe pritet të mbërrijnë së shpejti.

Burimi: The Guardian Përshtati: MCNtv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy