Rama: Nismës për shkarkimin e presidentit do t’i shkojmë deri në fund (VIDEO)

Rama: Nismës për shkarkimin e presidentit do t’i shkojmë deri në fund (VIDEO)

Kryeministri Rama thotë se nisma për shkarkimin e presidentit duhet të shkojë deri në fund. Gjatë një takimi me banorët e njësisë nr 2 në Tiranë, Rama e cilësoi hata kushtetuese vendimin e Metës për anulimin e datës së zgjedhjeve.

“Duhet çuar deri në fund ai proces se kjo është një hata kushtetuese e institucionale”,  u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se procesi zgjedhor i 30 qershorit duhet të jetë sa më korrekt. "Gjëja e rëndësishme për ne është që procesi të jetë sa më korrekt. Pluralizmi është të gjithë në një mendje, që secili mund të zgjidhet nëse dëshiron. Nëse nuk do të marrësh pjesë në zgjedhje, nuk mund të marrësh peng të gjithë dynjanë. Nuk ka shans të ndodhë që të merret peng procesi. Ne shikojmë një rënie të kuponëve, ka lidhje, pasi është atmosfera e paligjshmërisë dhe klima e krijuar që bjeri murit me kokë dhe shkel ligjin. Kush ka bojkotuar zgjedhjet, e ka pësuar më pas. Ky lloj bojkoti është harakiri, vetëvrasje", tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy